Të shkyçurit nga ngrohtorja akuzojnë Prokurorinë Themelore për përfshirje në krim të organizuar

19:29 | 2 Shkurt 2018

Qytetarët të cilët janë shkyçur nga ngrohja qendrore, por që vazhdojnë të paguajnë, kanë protestuar para Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), duke e akuzuar se është e përfshirë në krim të organizuar, pasi që edhe pas një viti e gjysmë nuk ka hapur hetime në lidhje me paditë e tyre.

Marjan Nenov, kryetar i shoqatës “No Pasaran” sqaron se kanë dorëzuar shumë padi, një pjesë e të cilave janë refuzuar menjëherë, kurse tjerat nuk janë proceduar aspak.

Ai theksoi se të gjitha dëshmitë janë dorëzuar edhe në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Nenov tha se do të kërkojnë drejtësi në Komisionin Evropian, nëse do të vazhdojë anashkalimi i padive të tyre.

Sipas 24Vesti, Nenov hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, si edhe përmendi 15 noterë dhe 44 persona tjerë, si të përfshirë në këtë çështje./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara