Të rritur dhe fëmijë u drejtohen librarive pasi qeveria lejoi aktivitetin e tyre

16:53 | 31 Mars 2020
Arditë Shkodra

Libraritë, kancelaritë dhe gomisteritë, sot kanë ngritur qepenat për të ofruar shërbim për qytetarët, të cilët kanë qenë të shumtë në dyert e këtyre bizneseve.

3 bizneset që i shtohen listës së atyre që ofrojnë shërbim në ditët e shtetrrethimit janë libraritë, gomistëritë dhe kancelaritë.

Por si ka qenë kërkesa e qytetarëvë në ditën e parë të punës pas më shumë se 2 javësh pushim?

“Nuk ka punë, por shyqyr që e hapën vetëm për fryrje gomash”.

Libraritë kanë ofruar shërbim përmes teknologjisë edhe në ditët kur kishin ulur qepenat, ndërsa nga sot, disa qytetarë i janë drejtuar dyqaneve dhe fizikisht.

Vetë librashitësit thonë se kërkesat janë nga më të ndryshmet, por në vend të parë të kryesimit, qytetarët kane vënë argëtimin e fëmijëve.

Të rriturit, janë drejtuar nga romanet, ku kryesojnë disa tituj.

Shpërndaje në rrjete sociale