Të moshuarit në Sarandë kanë nisur plazhin edhe pse mbetet i ndaluar.
Ata këtë të martë kishin dalë buzë Jonit.
Plazhet zyrtarisht pritet të hapen në fund të muajit, por banorët e zonave bregdetare duket se nuk do të presin lejen për tu larë.
“Unë kam 5 ditë që kam filluar plazhin”, thotë një i moshuar.
“Kam ardhur në datën 10”, shprehet një tjetër.
“U paralizova fare, sa erdha në det mu shëruan këmbët”, shprehet një tjetër i moshuar duke qeshur.
Qytetarët po përfitojnë edhe nga lehtësimi i masave dhe kontrolleve të policisë.
“Kontrolle ka pasur, na thanë nuk duhet të laheni deri në një urdhër të dytë”.
Në qytetin buzë Jonit, rregullat kundër coronavirusit po neglizhohen masivisht që kur qyteti dhe rreth 90 % e vendit është përfshirë në atë që konsiderohet harta e gjelbër./oranews
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...
18 vjedhje dhe 54 arrestime brenda një jave në Ferizaj
Sulmet me dronë, mbyllet përkohësisht aeroporti dhe hapësira...
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar