Kuvendi mblidhet sot për votimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, çështje kjo e cila ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.
Seanca plenare e kësaj të marte (17 mars) zhvillohet në një klimë tensioni politik, pas vendimit të Partisë Demokratike për ta bojkotuar atë. Vendimi i opozitës shkaktoi reagimin e menjëhershëm të mazhorancës, ndërsa një ditë më parë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi bojkotin si të dëmshëm dhe hodhi poshtë akuzat për shkelje të procedurave në thirrjen e Kuvendit.
Balla theksoi se thelbi i seancës lidhet me një çështje me rëndësi kombëtare dhe gjeopolitike. Sipas tij, në rendin e ditës është shqyrtimi i një projektrezolute të propozuar nga socialistët “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste”.
Kreu i grupit socialist iu përgjigj edhe akuzave procedurale të ngritura nga Partia Demokratike, e cila pretendoi se seanca është thirrur jashtë ditës së zakonshme të mbledhjeve parlamentare dhe pa një rend dite të shpallur zyrtarisht. Balla i cilësoi këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se mbledhja është vendosur më herët në Konferencën e Kryetarëve dhe është miratuar në seancë plenare.
Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për thirrjen e Kuvendit u thelluan pas deklaratës së Grupit Parlamentar të PD-së, i cili njoftoi bojkotin me argumentin se Parlamenti është kthyer në një “fasadë për propagandën e qeverisë”. Demokratët kanë bërë të ditur se në vend të pjesëmarrjes në seancë do të fokusohen në takimet me qytetarët dhe mobilizimin për protestën e paralajmëruar të 22 marsit./rtsh
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...