Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga administrata i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të zbresë në terren për të parë situatën e vështirë në të cilën, sipas saj, ndodhet populli.
“Zoti Kryeministër, sot po ju drejtohemi ju në emër të mijëra familjeve shqiptare që sot po jetojnë në mjerim të thellë. Kërkojmë nga ju që për një çast të zbrisni në terren, të largoni kompleksin e madhështisë që ju ofron karrigia e kryeministrit, të shihni situatën e vështirë se ku është katandisur nga ju ky vend dhe propaganda që sot po përpiqeni t’ja ofroni këtij populli”, lexohet në letrën e kësaj shoqate.
“Tregu i punës nuk ofron punësim për të papunët që ju i hodhët në rrugë, pasi bizneset nga reformat e kësaj qeverie dita-ditës po mbyllin qepenat. Zyrat e punës që ju na i shitët si dallëndyshet e para të pranverës së “Rilindjes”, që do të sillnin një stinë të re në punësimin e të papunëve, nuk ofrojnë mundësi punësimi. Në emër të mijëra punëkërkuesve të papunë ju bëjmë thirrje se vendi është në emergjencë kombëtare, se kjo varfëri nuk durohet dot më, se lakun shqiptarëve po ja shtrëngoni aq fort sa nuk po munden më as të besojnë se në këtë vend ka qeverisje”, shton letra.
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...