Të hënën e 16 shtatorit nxënësit nuk do të përballen me trafik të rënduar pasi policia bashkiake në bashkëpunim me atë të rendit po marrin masa për këtë qëllim.
Megjithatë policia bashkiake kërkon mirëkuptimin e prindërve që të përdorin mjetet alternative të transportit kur kjo është e mundur.
Për të rritur sigurinë nxënësve të shkollave, policia bashkiake do të kontrollojë të gjithë automjetet që transportojnë nxënës drejt shkollave jopublike.
Dhe po kështu nuk do të lejojnë shitësit ambulantë që të afrohen pranë shkollave duke u tregtuar produkte të ndryshme ushqimore.
Policë bashkiakë do të ketë në çdo kryqëzim pranë shkollave me qëllim lehtësimin e kalimit të nxënësve, tek vijat e bardha./TCH
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...