E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë Nancy VanHorn është takuar me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta, pas marrjes së tyre të detyrës në krye të këtyre institucioneve.
Në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se SHBA mbështet SPAK-un në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve”, thuhet në postim.
Në postimin e ambasadës theksohet deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio në përballjen me kartelet e drogës dhe sigurinë kombëtare.
“Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë”. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.”, përfundon ambasada
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...
Haxhiu bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit d...
PDK nuk ka emër konkret për president, përfundon mbledhje e ...
Sulmet nga SHBA-Izrael, mediat izraelite: Lideri suprem i Ir...