Këtë të shtunë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e fundit që po zhvillohet midis Izraelit dhe Iranit.
Njoftimi është për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Iran, ku u bëhet thirrje për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Iran
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.
MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuë[email protected]
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85
Arbeloa: Ne jemi ekipi që nuk dorëzohet kurrë, jemi ata me 1...
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...