Rreth 50 mijë biznese të vogla në të gjithë Shqipërinë nuk do të paguajnë më Tatim mbi Vlerën e Shtuar duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kohë kur merr fuqi vendimi i qeverisë për të përjashtuar nga kjo taksë këto subjekte.
Me rritjen e pragut, kjo taksë do të paguhet nga të gjitha bizneset që kanë një qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë, nga 2 milionë që ishte aktualisht.
Sipas Tatimeve, deklarimi dhe pagesa për TVSH do të kryhet brenda datës 14 të çdo muaji, teksa me bazë mujore do të bëhet edhe deklarimi i librave të shitjes dhe blerjes brenda datës 10 të muajit vijues.
Për tatimpaguesit që kanë realizuar një qarkullim vjetor për 2020 që nuk kalon pragun e ri prej 10 milionë lekësh do të çregjistrohen automatikisht nga sistemi brenda këtij viti.
Por, kjo nuk vlen për të gjithë tatimpaguesit, pasi sipas procedurave të publikuara nga Tatimet çregjistrimi i disa prej subjekte do të kryhet online në platformën e-filing në mënyrë manuale nga vetë ata.
Këtu përfshihen tatimpaguesit që kanë kryer të paktën një import gjatë vitit 2020 apo ata që rezultojnë me status pasiv deri në fund të këtij viti, ku çregjistrimi i tyre nga përgjegjësia e TVSH-së do të bëhet me procedura të përcaktuara, duke ndjekur udhëzimet e njoftimit që do të shkojë te secili prej tyre./TCH
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...