Demokratja Jorida Tabaku ngriti si shqetësim këtë të martë korrupsionin, për të cilin sipas saj, Shqipëria mban vendin e dytë në botë.
Duke iu referuar raporteve nga Banka Botërore e BERZH, Tabaku deklaroi në rrjetet sociale se zyrtarët shqiptarë pasurohen nga taksat që paguajnë qytetarët.
Ajo nuk la pa sulmuar mazhorancën, duke u shprehur se ajo është veçanërisht e lidhur me korrupsionin.
“Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve. Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH. Të dytët në botë për korrupsionin, me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve. Tri herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë! Ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë. Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë. Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!”
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit