Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, të hënën, deklaroi se qeveria nuk ka ofruar asnjë fond shtesë për universitetet, pavarësisht pretendimeve të saj se fondin e parave për rrugën Thumanë-Kashar do t’ia kalonte Universitetit.
Përmes një shënimi në Facebook, Tabaku shkruan se cilat fonde nga buxheti i shtetit ishin destinuar për këtë rrugë? Duke shtuar se sipas projektbuxhetit, fondi për kontratën e rrugës në fjalë është zero lekë dhe disbursimi i saj nis vitin e ardhshëm.
Sipas saj, të njëjtat shifra dhe fakte dëshmojnë që kostot e asaj rruge ishin njëzet milionë euro për kilometër dhe pagesat do të nisnin ditën e parë të vitit 2020 dhe jo këtë vit.
“Për rrjedhojë nuk ka asnjë fond shtesë për universitetet që mund të shkojë nga ky zë në buxhet. Pasi në fakt nuk ka asnjë zë në buxhet që të trajtojë këtë pagesë për këtë rrugë për vitin aktual“,- thekson Tabaku./Rel.d/

Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...