Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për dhunimin e rëndë të një 61-vjeçari, ngjarje e ndodhur në zonën e njohur si “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”.
Nga këqyrja e pamjeve filmike policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy të rinjve, E. S., 37 vjeç, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri dhe K. N., 30 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Sipas Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç.

Nga ambientet e spitalit, i plagosuri ka rrëfyer për mediat se nuk i njihte të rinjtë dhe se ato i zunë rrugën dhe filluan ta godisnin.
“Isha te posta e Çoles duke bërë pazar dhe më erdhi një furgon dhe më bllokoi rrugën. Zbritën dy djem të rinj dhe filluan të më godasin. Pasi më lanë në gjak, tentuan të iknin me furgon. Mora biçikletën dhe u përpoqa t’u zija rrugën, por më rrahën sërish, më hodhën biçikletën dhe u larguan. Nuk e imagjinoj pse ndodhi, sepse nuk pata asnjë konflikt me ta. Në fund më thanë ‘shko në polici po deshe’. Më pas, një familjar i tyre më erdhi në spital dhe më tha se i kishte marrë vetë djemtë dhe i kishte dërguar në polici”, tha 61-vjeçari për mediat.
Aktualisht, i plagosuri ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal të Vlorës.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, e cila po heton për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
/rtsh.al/
Bordi i ZRrE miraton disa pika të rëndësishme për licencim d...
KESCO promovon kursimin e energjisë në prag të sezonit të ft...
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
Kërkohet pezullimi i projektbuxhetit 2026, Qeveria kundërsht...
Sekuestrohen 570 palë këpucë sportive të dyshuara si të fals...
Drejtori i Policisë së Kosovës takim me homologun kroat, dis...