“Nuk mund t’ia nxjerrësh asnjë fjalë të keqe nga buzët. Edi Rama, kryeministri shqiptar, emigrant i dikurshëm në Paris, nuk lejon që të provokohet nga kritikat e presidentit francez Emmanuel Macron”.
Kështu shkruan sot gazeta e njohur gjermane “Süeddeutsche Zeitung”, e cila ka marrë përgjigjet e Edi Ramës ndaj paralajmërimit të presidentit francez Emmanuel Macron për idenë e tij rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Ndoshta sepse ai [Macron] ka prishur lajmin më të mirë për Shqipërinë për një kohë të gjatë?”, pyet gazeta prestigjioze në një shkrim nga korrespodenti i saj nga Brukseli, Danniel Brösler.
Gazeta përshkruan tutje këmbëngulësinë e Ramës që të sigurojë karrigen e Shqipërisë si anëtare në BE duke treguar se si Rama ka reaguar kur është pyetur përmes telefonit për mesazhin e fjalimit të Macron në Parlamentin Evropian, ditën kur BE u dha rekomandimin formal për nisjen e negociatave për anëtarësim, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Macron përgjatë fjalimit të tij në Parlament Evropian kishte paralajmëruar se ai “do ta mbronte idenë e zgjerimit të BE-së vetëm nëse do të thelloheshin reformat brenda Evropës sonë”, transmeton syri.
Por me këtë mesazh Macron, sipas kryeministrit Rama, vetëm sa ka përsëritur qëndrimet e fushatës së tij zgjedhore.
“As ai vetë [Rama] nuk dyshon që Evropa duhet të reformohet”, shkruan gazeta gjermane duke cituar përgjigjet e Ramës. “Nuk shoh se diçka e tillë është kundër nesh”, citohet Rama nga “Süeddeutsche Zeitung”.
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...
Caktohet gjyqtari kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë
28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Haxhiu: Familja Haradina...
Abdixhiku: Liria jonë s’ishte rastësi, 24 marsi të jetë datë...