Auditorët vijojnë të jenë bosh edhe pse 11 tetori ishte përcaktuar si data e hapjes së universiteteve.
Por shtyrja e vitit të ri akademik u vendos pasi në auditore nuk do të pranohen studentët e pavaksinuar edhe kjo javë do të shërbejë për vaksinimin masiv të tyre.
Pranë Fakulteteve ndodhen që prej kësaj të hëne ekipet e mjekëve në pritje të studentëve për t’u vaksinuar por interesi ditën e sotme ishte i ulët. Edhe studentët që janë paraqitur te pikat e vaksinimit shprehen të detyruar për t’u vaksinuar pasi rrezikojnë humbjen e vitit akademik.
Studentë të tjerë vazhdojnë të jenë dyshues në injektimin e vaksinës, duke mos zbatuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit…
Ndërsa ministrja e arsimit Evis Kushi në një status në Facebook u bën thirrje studentëve të pavaksinuar që t’i bashkohen këtij procesi për interesin e përbashkët të rikthimit në normalitet dhe për të ndihmuar vitin akademik./tch/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?