Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë sot Shqipërinë.
Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik vjen në Shqipëri në një vizitë zyrtare.
Starmer dhe delegacioni që e shoqëron do të takohen fillimisht me presidentin Bajram Begaj në orën 10:30.
Pas takimit me kreun e shtetit, Steimer do të pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërsa midis tyre do të zhvillohet një konferencë e përbashkët në orën 12:40.
Vizita e Keir Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet nesër në Tiranë më 16 maj.
Sot liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor pritet të vijnë në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili do të mbahet në Shtëpinë e Europës të zhvendosur në Sheshin “Skënderbej”./atsh.al
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’