Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, iu ka drejtuar sot votuesve nga Diaspora me një mesazh sensibilizues për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ajo theksoi se diaspora shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë dhe ka kontribuar për zhvillimin e vendit, përfshirë përpjekjet për liri dhe pavarësi.
“Diaspora shqiptare i ka dalë zot atdheut gjatë gjithë historisë, përfshirë Rilindjen tonë kombëtare. “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë”, ishte leitmotivi i përpjekjeve të patriotëve shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, në të cilat spikati roli i atdhetarëve të Diasporës. Përgjatë tre dekadave të fundit, emigrimi është bërë një faktor dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë”, tha ajo.
Kryetarja e Kuvendit i ka bërë thirrje emigrantëve që të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre në zgjedhje.
“Motra e vëllezër emigrantë, regjistrohuni për të votuar, në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standardet e vendeve perëndimore ku jetoni. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj”, tha Spiropali./Arbresh.info
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...
Policia apelon ngasësit për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik