Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya.
Spiropali e ka cilësuar Tsikhanouskayan një mike të veçantë dhe një zë frymëzues për demokracinë, lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.
Spiropali shton se Tsikhanouskaya po vijon misionin e opozitës bjelloruse me vizion e përkushtim drejt ndryshimeve transformuese demokratike.
“Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor.
Prej 2020 bashkëshorti i saj është i burgosur politik në Bjellorusi dhe vuan dënimin bashkë me qindra aktivistë, gazetarë e qytetarë që kërkojnë rivendosjen e sistemit demokratik. Sviatlanës iu mohua fitorja si Presidente në zgjedhje. Ajo vazhdon misionin e opozitës bjelloruse nga ekzili dhe po e udhëheq atë me vizion, përkushtim e sakrificë drejt ndryshimeve transformuese demokratike”, deklaron Spiropali./Arbresh.info
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...