Shqipëria synon që viti 2026 të shënojë një kthesë konkrete në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, duke kaluar nga hapja e negociatave tek mbyllja efektive e kapitujve. Ky ishte mesazhi kryesor i përcjellë këtë të enjte nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë takimit me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.
Në fokus të diskutimeve ishte marrja e Raportit të Vlerësimit të Standardeve të Ndërmjetme (IBAR), një mekanizëm kyç teknik që zhbllokon fazat e mëtejshme të integrimit.
Rëndësia e IBAR
Spiropali nënvizoi se arritja e piketave të ndërmjetme (IBAR) është momenti vendimtar që pritet këtë vit.
“Diskutuam mbi perspektivën e arritjes sa më parë të piketave të ndërmjetme, si një moment që do t’i hapë rrugën procesit të mbylljes së kapitujve,” u shpreh ministrja pas takimit. Sipas saj, ky hap do ta vendosë Shqipërinë e vitit 2026 në një fazë të re, “edhe më konkrete dhe më të matshme në rrugën drejt anëtarësimit”.
Reformat dhe sundimi i ligjit
Takimi me eurodeputetin Schieder, i njohur si mbështetës i procesit të zgjerimit, shërbeu gjithashtu për të bërë një bilanc të reformave. Palët ndanë vlerësime pozitive për ecurinë e deritanishme, me theks të veçantë te reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore – dy shtyllat kryesore që diktojnë ritmin e negociatave.
Ministrja theksoi “angazhimin e palëkundur të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, si dhe përafrimin e vazhdueshëm me vlerat dhe qëndrimet e Unionit”.
Spiropali e cilësoi takimin si “miqësor dhe përmbajtësor”, duke vlerësuar rolin e Parlamentit Evropian jo vetëm si monitorues, por edhe si orientues i hapave të mëtejshëm në këtë proces historik për vendin./rtsh.al
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...