Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se ka shkuar në Bruksel të Belgjikës për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.
Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se nuk do të ndalet së punuari për përmbushjen e objektivave të Tiranës zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Evropës”, ka thënë Spiropali.
Sipas Top Channel, Spiropali do të pritet nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Po ashtu, Spiropali do të pritet nga Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, si dhe drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...