Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që organizohet me nismën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, ku do të jenë të pranishëm politikanë e personalitete të rajonit, Evropës e më gjerë.
“Nesër, datë 2 qershor, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është e ftuar në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” organizuar me nismën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë politikanë e personalitete të rajonit, Europës e më gjerë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkaq në kuadër të këtij Forumi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një ceremoni shtetërore guvernatorin e Antigua dhe Barbudas Sir Rodney Williams i cili do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Përgjatë dy ditëve në vijim Prishtina do të mirëpresë edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete./rtsh.al/
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...