Kryeministri shqiptar Edi Rama iu rikthye edhe njëherë SPAK dhe zhvillimeve të fundit.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, SPAK tashmë e ka treguar se nuk është i kapur, por shtoi se nuk do të pranojë një sistem drejtësie që shkel të drejtat.
“SPAK nuk është imi, por i Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani dhe SHBA është tërhequr nga kjo punë dhe nëse SPAK do ta kishte sjellë Amerika do ta kishte marrë me vete. SPAK është këtu dhe ka një garanci. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kuadër të kësaj lufte nga këneta me në krye bufin plak është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj. Reformën në drejtësi e kam bërë unë dhe PS. Në 2025 sfida është të kemi një sistem drejtësie të drejtë dhe të barabartë. Pjesa e parë e sfidës, pavarësisht kostove, gjërave që nuk shkojnë, edhe me SPAK është sidoqoftë se ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë sot se SPAK është i kapur. Sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizëm dhe standarde. Nuk do ta pranojmë një sistem drejtësie, joprofesional dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive dhe të drejtave që bëjnë diferencën nga një drejtësi në diktaturë dhe një drejtësi në demokraci. Paraburgimi nuk mund të bëhet një normë për të kyçur brenda pa prova këdo qoftë”, tha Rama, raporton A2CNN.
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...