Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjatur deri më 21 shkurt, afatin e dorëzimit të aplikimeve për ngritjen e Strukturës së Posaçme për hetimin e Antikorrupsionit, e njohur si SPAK, për shkak të numrit të pakët të aplikantëve deri më tani, siç bëjnë të ditur burimet.
Afati fillestar ishte deri më 7 shkurt, por sot e kësaj dite kanë aplikuar 15 prokurorë, për 15 vendet që duhen plotësuar në strukturën antikorrupsion të SPAK-ut. Për këtë arsye 10 anëtarë të KLP-së kanë votuar pro shtyrjes, ndërsa një kundër.
Në një mbledhje të 7 janarit, KLP-ja kishte vendosur të linte vetëm një muaj kohë për aplikimet e prokurorëve.
Edhe pse, siç thuhet, shumë prokurorë po stepen të garojnë për këtë strukturë të re, sepse familjarët e tyre nuk pranojnë të firmosin deklaratën ku jepet pëlqimi që ata të përgjohen, të vëzhgohen dhe t’u kontrollohet çdo lëvizje, ndërkombëtarët kanë bërë apel që prokurorët të marrin guximin e të aplikojnë.
Formulari i kontrollit është një nga kushtet e ligjit për SPAK-un, përmes të cilit i jepet “lamtumirë” privatësisë së çdo prokurori pjesëtar të kësaj strukture të re të Reformës në Drejtësi.
Ndërkohë, anëtarët e KLP-së, Alfred Balla, Kostaq Beluri dhe Antoneta Sevdari kanë propozuar rritjen e pagave për prokurorët e SPAK-ut, edhe më shumë sesa është në ligj, si një mënyrë motivimi për ta. Propozuesit kërkojnë që të rishikohet dhe të ripropozohet ligji për pagën e prokurorëve speciale, që do të hetojnë zyrtarët më të lartë të vendit për çështje korrupsioni./Top Channel/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...