Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim nga diaspora

17:17 | 16 Maj 2026
Q L

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pasi afati po përfundon.

Sipas KQZ-së, procesi i regjistrimit për votim jashtë Kosovës përfundon më 17 maj, ndërsa deri tani kanë aplikuar afro 100 mijë votues nga diaspora.

“Regjistrohu për votim jashtë Kosovës! Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për regjistrim. Deri më tani, kanë aplikuar për regjistrim 98.957 votues nga diaspora”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.