Seanca parlamentare do mblidhet sërish sot në orën 08:30 pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi pezulloi dje punimet.
Shkak u bë deputeti i PD, Flamur Noka i cili nuk pranoi të largohej nga salla pas vendimit për përjashtim.
Debati në seancën e ditës së djeshme mes mazhorancës dhe opozitës nisi për procedurë, pasi kryetari i Kuvendit nuk i dha fjalën Flamur Nokës. Ky i fundit kërkoi të flistë për procedurë për ti kërkuar kryeparlamentarit Ruçi ti tërhiqte vëmendje kryeministrit Rama që sipas deputetëve të PD fyeu ish-kryeministrin Berisha.
Mbrëmjen e djeshme u mblodh edhe Byroja e Kuvendit, e cila me 5 vota pro dhe 3 kundër vendosi të përjashtojë nga punimet e Kuvendit deputetin demokrat Flamur Noka.
Për kërkesën tjetër të bërë nga deputetet e opozitës për përjashtimin e kryeministrit Rama, Ruçi tha se nuk e merr në konsideratë./oranews.tv
Kurti takohet me zyrtarin e NATO-s, diskutohet krijimi i Xha...
Qeveria shpalos Pakon për Mbeturinat, Kurti: Janë ndarë 1 mi...
Kurti: Serbia s’ka dorëzuar Kadastrin e Kosovës, BE-ja finan...
Osmani i kundërpërgjigjet Konjufcës, pozon përkrah grave fri...
Kurti: Beogradi po ushtron terror dhe presion ndaj serbëve t...
Kurti, për xhandarmërinë: Ka kohë që e kemi menduar këtë gjë