Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore. Soreca u shpreh para mediave se pas kësaj marrëveshjes së sotme Shqipëria është më afër BE-së.
“Ju e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar të shqyrtonte detaje të tjera si depolitizomi i administratës zgjedhore. Gjë e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE, dhe ne e mbështesim këtë marrëveshje që është arritur. Mazhoranca e pranoi marrëveshjen dhe kjo është ajo që është arritur. Në emër të BE unë dëshiroj të them se Shqipëria është më pranë BE pas kësaj marrëveshje. Kjo për arsye se një nga kushtet për çeljet e negociatave do të përmbushet së shpejti. Tani le të ecim përpara”, tha Soreca.
Këshilli Politik arriti mbrëmjen e sotme dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Ndërsa PS ka hequr dorë nga depolitizimi.
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...