Shqiptarët janë populli më entuziast në rajon për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, ndryshe nga ky vullnet i lartë, mbështetja nga qytetarët e vendeve anëtare mbetet më e ulët për Shqipërinë dhe Kosovën.
Sipas Eurobarometrit të vitit 2025, 92 për qind e shqiptarëve shprehen pro hyrjes në Bashkimin Evropian dhe 82 për qind e tyre kanë një përshtypje pozitive për unionin.
Pas Shqipërisë, mbështetje më të madhe për integrimin tregojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Gjeorgjisë. Në anën tjetër, më skeptikët janë serbët: vetëm 33 për qind duan që vendi i tyre të jetë pjesë e BE-së.
Megjithatë, Shqipëria dhe Kosova janë mes vendeve më pak të preferuara nga shtetasit e vendeve të BE-së për të qenë pjesë e unionit. Vetëm 45% e europianëve e duan Shqipërinë në gjirin e tyre, ndërsa Kosovën vetëm 43%. Ata duan më shumë Ukrainën dhe Malin e Zi, respektivisht me 52% dhe 51%.
Mbështetja është më e lartë tek të rinjtë dhe vendet nordike si Suedia, Danimarka dhe Lituania, por në shumë shtete anëtare shifrat mbeten të përziera.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se mbështetja e fortë në Shqipëri është një sinjal inkurajues dhe pasqyrë e angazhimit për një të ardhme evropiane.
Ndërsa procesi i negociatave po ecën përpara, Eurobarometri i fundit vërteton edhe një herë: shqiptarët duan BE-në, por mbeten në pritje të vullnetit të vendeve anëtare./rtsh.al/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari