Qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë ndër mbështetësit më të vendosur të Aleancës së NATO-s.
Sipas sondazhit më të fundit të realizuar nga NATO Audience Research për tremujorin e dytë të vitit 2025, qytetarët shqiptarë e kanë konsideruar Aleancën e Atlantikut të Veriut si garanci kyçe për sigurinë e vendit.
Referuar shifrave të sondazhit, 91% e shqiptarëve do të votonin për të qëndruar në NATO në një referendum. Kjo shifër është shumë mbi mesataren e vendeve të NATO-s, ku 68% e qytetarëve do të votonin për qëndrim dhe 15% për dalje.
Po ashtu, sipas këtij sondazhi, 63% e shqiptarëve deklarojnë se NATO është shumë e rëndësishme për sigurinë e ardhshme të Shqipërisë, duke konfirmuar angazhimin e fortë të publikut ndaj Aleancës.
67% e shqiptarëve besojnë se vendi i tyre duhet të mbrojë një aleat të NATO-s në rast se ai sulmohet, një tjetër tregues i gatishmërisë për të mbështetur parimin e mbrojtjes kolektive.
78% e qytetarëve shqiptarë besojnë se anëtarësimi në NATO e bën më të pamundur një sulm të huaj ndaj Shqipërisë, duke shënuar edhe një ndër shifrat më të larta në të gjithë Aleancën.
69% e shqiptarëve mbështesin rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, një mbështetje shumë më e lartë se mesatarja e NATO-s (41%). Vetëm 11% janë kundër rritjes së buxhetit ushtarak.
Në të njëjtën linjë, 73% e shqiptarëve kërkojnë rritje të prodhimit të mbrojtjes kombëtare, për të përmirësuar aftësitë ushtarake dhe gatishmërinë, ndërsa vetëm 6% janë kundër.
Lidhur me luftën në Ukrainë, 55% e shqiptarëve mbështesin vazhdimin e ndihmës për Ukrainën. Shqetësimi për mundësinë e një lufte në vendet e NATO-s është ulur ndjeshëm: vetëm 65% e shqiptarëve ndihen të shqetësuar për këtë.
Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër qytetarët më besnikë ndaj NATO-s, duke treguar një nivel të lartë të ndërgjegjësimit për sigurinë dhe përkushtim ndaj vlerave të mbrojtjes kolektive. Ndërsa sfidat ndërkombëtare vazhdojnë, sondazhi konfirmon se për shqiptarët, NATO mbetet një garanci e pazëvendësueshme për paqen dhe stabilitetin./tvklan.al
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...