Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vizituar tre familje në Tiranë dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre.
Basha ka përcjellë një video ku përmblidhen takimet e kryera dhe në postimin e tij në rrjetin social, shkruan se familjet e Nikos, Gëzimit e Ilirit, kanë të njëjtat halle, ekonominë e dobët, emigrimin e fëmijëve dhe papunësinë e lartë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/421255638695881/
“Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi”, shkruan Basha.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira