E dini pse me pëlqen zhurma e maturanteve? Sepse me në fund arsimi i larte do e tkurre tani e tutje masivizimin grotesk pa cilësi dhe kafenetë e universiteteve do kenë rrenie te xhiros ditore.
Taksixhinjte me diploma juridiku dhe gjykatësit me patenta maunesh gradualisht do mbeten specie ne zhdukje por gjithsesi duhet ende kohe, transmeton fjala.
Sot po u tregoj një sekret te vogël qe e kam ditur prej kohesh dhe meqenëse lajmi i ditës mbetet arsimi le ta flasim pa humbur kohe.
Ne parlamentin shqiptar 9 nga deputete kane diploma juridiku por nuk kane shkuar asnjë dite ne gjimnaz.
Pasi mbaruan 8-vjeçaren, u morren me biznese dhe pune te pista e nuk kishin nge as kohe te vazhdonin shkollen e mesme.
Fati u eci, paraja lume, u kompletuan por vetëm dy gjera te vogla u mungonin ne jete.
Kuptuan qe kishin disnivel me te tjerë burra dhe boshllëqet i blenë me leke.
Përfunduan studimet universitare pa mbaruar gjimnazin por nuk u kursyen.
Pa vajtur asnjë dite ne gjimnaz, thjesht korruptuan drejtoret dhe bashke me numurin e amzes blene edhe deftesat e pjekurise.
Dhe si qershi mbi torte per te mbrojtur veten dhe punët e pista, krijuan lidhje me kryetaret e partive politike e nderkohe emrat e tyre u shënuan ne listat per deputete.
Sot janë në parlament, janë përfaqësuesit tanë.
Dy deputet pa gjimnaz i ka partia e Idrizit PDIU.
Dy deputet pa gjimnaz e ka edhe partia e Metes LSI.
Ndërkohe dy deputete të tillë pa gjimnaz por me juridik i ka partia e Rames, PS-ja dhe e mbyll listen PD-ja e Bashes me 3 cope.
Mot, ne zgjedhjet e qershorit nuk duhet bere vetëm dekriminalizimi por edhe deinjorancizimi i deputeteve tanë tranguj e te rrezikshëm!

Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...