Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook pamje nga stërvitjet e ushtrisë shqiptare me helikopterë Black Hawk.
Në postimin e tij, Rama ka vënë në pah intensitetin dhe gatishmërinë e forcave ushtarake, duke e cilësuar aktivitetin si dëshmi të profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë të tyre.
Pamjet tregojnë manovra ajrore dhe operacione stërvitore me helikopterët Black Hawk, të cilët janë pjesë e kapaciteteve moderne të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Energjia e stërvitjes së ushtarëve të helikopterëve Black Hawk”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...