Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin.
Osmani tha se Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite.
“Takimet në Samitin Botëror të Qeverisjes i vazhduam me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, një mik i madh i popullit të Kosovës. Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti. Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira