Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra janë shuar, dy ende aktive në Vlorë dhe Bulqizë

23:10 | 29 Qershor 2025
E.G

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), ka raportuar se deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme janë evidentuar 22 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Sipas njoftimit nga Ministria nga Ministria e Mbrojtjes, janë shuar 20 vatra dhe janë aktive dy vatra zjarri, konkretisht në Hoshtimë të Vlorës dhe pyllin e Ballenjës në Bulqizë.

Vatrat janë regjistruar kryesisht në zona pyjore dhe me bimësi të dendur, ku për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, rreziku për përhapje është i shtuar.

Strukturat vendore, shërbimi zjarrfikës dhe forcat e emergjencës civile janë në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Në disa raste janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë për ndërhyrje nga ajri, sidomos në terrene të vështira ku ndërhyrja tokësore është e pamundur.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe përgjegjshmëri nga qytetarët, duke evituar ndezjen e zjarreve për djegie mbeturinash apo barishte, të cilat mund të dalin jashtë kontrollit dhe të rrezikojnë jetë njerëzish, prona dhe mjedisin.

AKMC njofton se situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë.

Nga këto janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Kostoja e implanteve dentare për të moshuarit mund t’ju habisë

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

– Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.

– Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë.

– Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër.

– Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.

– Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.

– Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes.

– Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë.

– Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.

– Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec.

– Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz.

– Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.

– Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has.

– Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë.

– Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës.

– Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë

– Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos

– Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz.

– Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz

– Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.

– Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

/rtsh.al/