Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shkuar pranë fshatit Asim Zenel të Gjirokastrës, atje ku u regjistrua viktima e parë nga zjarret në Shqipëri. Ministri i ka bërë thirrje banorëve në fshatrat Krinë, Asim Zenel dhe Arshi Lengo që të evakuohen.
Po ashtu ai bën me dije se vatrat janë të lokalizuara në disa vende të ndryshme, çka e bën të vështirë punën për t’i vendosur nën kontroll.
Peleshi shtoi se të gjitha forcat e FA-së në dispozicion, zjarrfikësit dhe forcat ajrore do të vendosen në dispozicion të shuarjes së flakëve në Gjirokastër, pasi tashmë situata në Karaburun është normalizuar./tvklan/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim