Ndonëse Këshilli i Rregullores nuk ka ende një vendim për kërkesën e prokurorisë, Saimir Tahiri jashtë kryesisë së Kuvendit është pritur nga simpatizantë të shumtë.
Nuk kanë munguar puthjet e përqafimet nga qytetarët, të cilët kanë shkuar jashtë godinës për të treguar mbështetjen tyre.
Mes brohorimave të shumta, madje edhe puthjeve të duarve, mund të dëgjoheshin edhe shprehje si “të marrshin të ligat“, “mos u mërzit të keqen nëna” apo “nuk kanë çfarë të bëjnë”.
Por jo vetëm kaq.
Qytetari 1: “Saimir Tahiri! Saimir Tahiri! Mbaje zemrën e fortë Saimir, mbaje zemrën e fortë.”
Qytetarja 2: “Na ke neve! Mos u mërzit të keqen nëna.”
Qytarja 3:“Të keqen nëna jote!”
Turma: “Sa i miri! Sa i miri!”
Qytetarja 2:“Ai qe Lulzimi! Vdekje Lulzimit! Vdekje Lulzimit! I hëngërt dheri Lulzimin eee…! Jam e shtruar në spital në senatorium, sa erdha nga spitali.”“Mbaj qetësi.” “Ec përpara mos ndalo këtij populli që të do!”
“Të morrshin të ligat!”
“Po jo për të qarë të keqen nëna, jo për të qarë!”
Edhe prononcimi i Tahirit për gazetarët nuk ishte i lehtë, pasi qytetarët u kërkonin gazetarëve që të mos bënin pyetje provokuese
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...