“Një nga problematikat ka qenë siguria në vijnë bregdetare. Kjo histori duhet të marrë fund dhe të merren masat nga bashkitë për pikat e vrojtimit në plazhe dhe gjetjen e personelit të kualifikuar. Kjo situatë duhet të zgjidhet për sezonin e ri. Së dyti ka pasur edhe këtë vit operatorë abuzivë apo stacione që ushtrojnë veprimtarinë e tyre megjithëse nuk përmbushin standartet. Për sezonin e ri, do të kemi kushte të reja për licensimin e ofruesve të shërbimeve në plazhe. Vetëm operatorët e licensuar, hotelet do të kenë të drejtën të shfrytëzojnë si biznese po ashtu edhe hapësirën bregdetare. Do të ketë dhe më shumë hapësira të lira për qytetarët. Së treti, një problem që kërkon zgjidhje është kërkimi i kushteve të favorshme për aksesin në pikat turistike, ku përfshihen ndërtimi i rrugëve me standarte apo vendosja e sinjalistikës së duhur dhe kirjimi i infrastrukturës që këto pika të jenë të shfrytëzueshme edhe nga biznesi. Problematikë tjetër menaxhimi i rasteve të emergjencave sidomos zjarreve.”, tha mes të tjerash ministri./abcnews.al
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari