Një 37 vjeçar shqiptar me iniciale L.A, dhe një 40 vjeçar me iniciale L.G, u arrestuan nga policia italiane gjatë kontrolleve në Punta Marina. Nervozizmi i dukshëm i manifestuar nga një njeri prej shqiptarëve ka tërhequr vëmendjen e agjentëve.
Pas kontrollit të plotë, policia ka gjetur në xhepin e tij lëndë narkotike prej 10 dozash kokainë dhe disa qindra euro.
Në këto rrethana, një burrë i dytë i ulur në tryezën e barit, u përpoq të largohej pa hezitim pasi shkoi në banjë. Ai u arrestua menjëherë nga agjentët, duke e kontrolluar edhe atë. Atij ju gjetën tre doza kokainë.
Kërkimet e kryera në shtëpitë e tyre, u kanë lejuar karabinierëve të gjejnë peshore elektronike si dhe materiale për paketimin e dozave.
Në fund të procedurës, shqiptarët janë vendosur nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit, seanca për të cilët do të zhvillohet më 11 shtator.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...