Vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik, do të jenë temat e diskutimit në mbledhjen e përbashkët mes kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar që PD ka paralajmëruar mesditën e së enjtes.
Prej disa muajsh PD ka dalë në protesta, duke kërkuar largimin e Ramës për zgjidhjen e krizës politike.
Pikërisht ecuria e aksionit politik do të diskutohet në mbledhje, ku nuk përjashtohet të vendoset edhe për pjesëmarrjen apo jo të opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Të enjten ora 12.00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kryesisë së PDSH dhe Grupit Parlamentar, nën drejtimin e Kryetarit Basha. Në rend dite do të jetë vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik”, thuhet në njoftimin e PD./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...