Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk mundi të lexojë sot vendimin për Arbër Çekajn, si dhe për Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurit Donaldo Lushaj.
Çekaj u shpreh edhe kundër prokurorit të çështjes, Edvin Kondili, për të cilin pretendon se nuk do të jetë më prokuror i çështjes dhe sipas të akuzuarit, kjo është mëse e sigurtë.
Arbër Çekaj akuzoi prokurorin Edvin Kondili se ka manipuluar provat gjatë hetimit dhe e ka kallëzuar në Prokurori. Ai ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë një kërkesë ku kërkon përjashtimin e Kondilit nga çështja.
Për Arbër Çekajn, i arrestuar pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në magazinat e tij në Durrës, është kërkuar 21 vite burg. Për shoferin Armando Pezakun është kërkuar 8.8 vite burg, ndërsa për menaxherin e kompanisë, Donaldo Lushaj, është kërkuar 14 vite burg./TCH
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...