Mjeku Pëllumb Pipero foli për rëndësinë e përdorimit të maskës.
Ajo së çfarë ra në sy që në fillim të bisedës, ishte se mjeku Pipero nuk e hoqi maskën në studio, ku u shpreh:
Maskën do ta mbaj sepse jemi në mjedis të mbyllur dhe virusi qëndron për një kohë relativisht të gjatë në ajër në këto mjedise. Dhe me këtë dua tu them qytetarëve që maska është mjeti më efektiv që kemi në dorë kundër virusit. Është e vetmja masë e sigurt se të tjerat janë relative. Më vjen mirë që të gjithë në studion tuaj të gjithë që na rrethojnë e kanë vendosur atë siç duhet.
Ndërsa për shtimin e rasteve mjeku Pipero në Top Channel tha: Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi. Dhe duke qenë se është rritur ekspozimi pra njërëzit që takohen me njëri tjetrin, aktivitetet, ka shtuar numrin e kontakteve, atyre që infektohen dhe sëmuren.
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e një personi, dys...