Një çift italian kishin filmuar veten e tyre duke bërë seks, imazhet e të cilës ishin ruajtur në një USB.
Pasi ka ndërruar shtëpinë, gruaja kishte harruar mjetin e vogël me memorie në banesën e vjetër, e bashkë me të kishte lënë edhe çelësin dhe një celular.
Një qiramarrës i ri, e ka gjetur USB-së dhe e ka përdorur atë si formë shantazhi.
“Në qoftë se nuk bëni me mua atë që keni bërë me burrin tuaj, unë do ta përhap videon në internet”, ky ishte kërcënimi që gruaja italiane kishte marrë nëpërmjet një mesazhi telefonik.
Shantazhuesi sipas mediave italiane, ishte një 27 vjeçar shqiptar i quajtur Shpend Xoxha, i cili ka dërguar propozimin e pahijshëm në drejtim të telefonit të gruas.
Shqiptari u dënua nga Gjykata me 6 muaj burg me kusht, ndërsa prokurori kishte kërkuar një vit e gjysmë burg.
Historia filloi në qershor të vitit 2014, kur gruaja krahas mesazheve, kishte marrë edhe thirrje telefonike nga i riu, i cili pohonte perfomrancë të mirë seksuale njësoj si ajo e burrit italian.
Gruaja u detyrua të shkonte në stacionin e policisë në Cenaia duke treguar rastin e saj. Shqiptari u arrestua më pas nga karabinierët.
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...