Shqiptari i infektuari me Covid19 kalon në doganën shqiptare të Kakavijës, por ndalohet nga grekët

23:50 | 30 Gusht 2020

Një skandal ka ndodhur në autobusin e linjës Tiranë- Kakavijë.

Një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus ka udhëtuar në autobus me persona të tjerë.

Personi në fjalë ka rezultuar pozitiv me Covid19 pas kryerjes së testit në një laborator privat të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Laboratori nuk ka njoftuar ministrinë sipas protokollit që të merreshin masa për të prekurin nga koronavirusi.

As policia e palës shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës nuk ka kapur gjë, pasi qytetari është ndaluar në palën greke dhe është transportuar menjëherë më ambulancë nga dogana./report

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara