Një shqiptar i cili përdori një pasaportë italiane për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, i është dhënë liria me kusht për 1 vit.
29-vjeçari, Berhan Selimi kishte përdorur një pasaportë italiane e cila i përkiste Luigi Mollicas për të udhëtuar nga Malta për në Londër. Kjo pasaportë bëri të mundur zbritjen e tij në qytetin e Londrës, shkruan tvklan.
Autoritetet malteze ishin informuar nga oficerët e sigurisë në aeroportin e Heathrow, për një pasagjer i cili kishte udhëtuar me një pasaportë në emër të një tjetër personi.
I akuzuari u arrestua nga policia britanike dhe u dërgua sërish në Maltë.
Gjykatësja Gabriella Vella mori parasysh bashkëpunimin e të akuzuarit me policinë dhe e mendoi se meritonte lirinë me kusht dhe jo burgosjen.
Për këto arsye, duke marrë parasysh rrethanat e veçanta personale të të akuzuarit, gjykata e dënoi atë me një vit burgim me kusht./Arbresh.info
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë