Persona të panjohur, mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:00, në fshatin Krane, Bashkia Finiq, kanë reaguar në lidhje me një turp që qëndron prej kohësh në këtë zonë.
Si reagim ndaj faktit se aty nderohet një vrasës i shqiptarëve disa persona kanë grisur flamurin grek dhe kanë thyer memorialin e Thimio Lolit.
Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimin tek pllaka përkujtimore thuhet “për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë”.
Por kush është Thimio Loli?
Një ndër komandantët e bandave që sulmuan jugun dhe juglindjen e Shqipërisë duke kryer masakra të frikshme mbi banorët e pambrojtur.
Ky personazh që sot ka një memorial në Shqipëri ka marrë pjesë edhe në masakrat ndaj popullsisë çame, duke qenë një ndër bashkëpunëtorët e Napoleon Zervës.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...