Pak më pak se gjysma e shqiptarëve, më saktë 40% e tyre kanë tendencën të kenë besim te qeveria. Në këtë përfundim arrin Eurobarometri i pranverës së këtij viti; një raport në formë ankete i publikuar nga Komisioni Europian.
Kjo do të thotë se, shqiptarët kanë besimin më të ulët në rajon ndaj qeverisë, pas Maqedonisë së Veriut. Ajo që bie ne sy është fakti se besimi i shqiptarëve te qeveria ka rënë ndjeshëm, pasi vitin e kaluar, ata që kishin besim ishin 47%, nga 40% që janë sot.
Krahasuar me mesataren europiane, çuditërisht, shqiptarët kanë më shumë besim te qeveria e tyre, madje krahasuar edhe me vende tepër të zhvilluara, si Franca, Italia apo Spanja, që janë edhe tre ndër ekonomitë më të mëdha europiane. Norma e besimit ndaj qeverisë në Bashkimin Europian fiksohet në 34% .
Një tjetër e dhënë që bie në pah është norma e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe ato europiane të shqiptarëve që mendojnë se shërbimi publik është mjaft i mirë, paçka se norma është mjaft e ulët.
Vetëm 11% e të anketuarve mendojnë se shërbimi publik është mjaft i mirë, ndërkohë që mesatarja europiane fiksohet në 8%. Madje, paradoksalisht, shqiptarët e vlerësojnë shërbimin publik në Shqipëri më shumë se italianët, francezët apo spanjollët në vendet e tyre.
Pëlqimi i shqiptarëve ndaj shërbimit publik është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Pra, në një kohë që Shqipëria është vendi europian që ka normën më të lartë të dëshirës për të emigruar, paradoksalisht ka edhe ndër normat më të larta në Europë të pëlqimit ndaj qeverisë dhe shërbimit publik, madje edhe më shumë se në vendet ku vetë shqiptarët po emigrojnë gjatë viteve të fundit, si psh Franca./scan
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...