Një pyetje që duket se bëjnë shpesh qytetarët është se përse u vendos karantinë totale në fillim të pandemisë kur shifrat e të të infektuarve dhe viktimave ishin shumë më të ulëta, ndërsa sot, kur shifrat janë të larta nuk ka një masë të tillë.
Pikërisht një pyetje e tillë iu bë Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në studion e “Opinion”.
Ministrja shpjegoi se fakti që nuk jemi në karantinë totale nuk do të thotë se jemi të hapur dhe se nëse nuk do të ishim mbyllur në Mars, sot nuk do të kishim kapacitetet e nevojshme për të përballuar shtrimet në spital
“E para nuk jemi të hapur, kemi masa të intensitetit mesatar për të cilat impakti i tyre po vlerësohet dhe fakti që kemi një ulje të lehtë tregon që masat janë duke funksionuar. E dyta nëse ne nuk do të ishim mbyllur në muajin Mars nuk do të kishim sot kapacitetet për të përballuar shtrimet në spitale, siç janë sot që kemi më shumë se 600 të shtruar dhe kemi më shumë se 1 mijë e 600 shtretër. Kjo është strategjia.”/tvklan.al
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu