Me përfundimin e procesit të demontimit të municioneve dhe armatimit të vjetër të ushtrisë shqiptare, disa uzina armatimi dhe municioni në vend tanimë kanë ngelur pa asnjë aktivitet.
Për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria kanë menduar që këto uzina të rivihen në punë nëpërmjet partneritetit me privatët, si dhe me firmat e prodhimit të armëve dhe municioneve të vendeve të zhvilluara anëtare të NATO-s, transmeton Tch.
I tillë është edhe projekti që pritet të zbatohet në uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të cilën ka shfaqur interes një firmë e njohur italiane e prodhimit të municioneve.
“Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë. Kjo është një firmë lider në Evropë për armët dhe municionet dhe do ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ministria e Mbrojtjes mirëpret projekte dhe plane biznesi të tilla edhe për uzinat e tjera ushtarake të vendit.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale