Shqipëria është përfshirë nga një valë e pazakontë të nxehti, që ka shkaktuar zjarre masive në shumë zona të vendit.
Autoritetet bëjnë të ditur se mijëra hektarë tokë, kullota dhe pyje janë djegur.
“Në 24 orët e fundit ka pasur 12 vatra zjarri në mbarë Shqipërinë,” konfirmoi të premten Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile.
Një numër të madh zjarresh ka pasur në Shkodër, Dibër, Berat, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas Drejtorisë së Emergjencave Civile, zjarret është e vështirë të vihen nën kontroll, pasi favorizohen nga temperaturat e larta në mbarë vendin.
Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me bimësi e pyje, në lagjen “15 Shtatori”, në Tepelenë.
Situata është alarmante, pasi zjarri rrezikon të prekë edhe shtëpitë private që ndodhen aty pranë.
Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës janë angazhuar dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të mos lejuar avancimin e tij.
Parashikohet se gjatë fundjavës temperaturat në Shqipëri do të arrijnë deri në 40 gradë.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin