Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar drejt Lituanisë ku do vazhdojë ndeshjen e radhës ndaj Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve ku janë pjesë e grupit të 4 me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.
Ndeshja do luhet në stadiumin “LFF stadium” në Vilnius me fillim nga ora 18:00.
Lojtarët dhe stafi kanë arritur në Lituani ku edhe janë akomoduar, dhe pritet që sot të zhvillohet një seancë e lehtë stërvitore e udhëhequr nga tekniku Reja ku edhe ka informuar rreth Abrashit, i cili sipas gjitha gjasave do mungojë pasi ka pësuar një lëndim në kavilje.
Gjë interesante është radhitja tabelare ku të gjitha ekipet e grupit të 4 kanë të njëjtat pikë me njëra tjetrën, respektivisht secila ka nga katër pikë./tch
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...