Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtetet e para që kanë marrë mjetet e parafinancimit nga Plani Evropian i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Duke e përshëndetur këtë, komesarja evropiane për zgjerim, Marta Kos, nënvizoi se mjetet e para do shërbejnë si shtytje në zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.
Pritet që Mali i Zi dhe Serbia të marrin këstet e para në ditët në vijim.
Kosova, për momentin, nuk mund të llogarisë në pranimin e parafinancimit, meqë duhet të pritet formimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Secili shtet përfitues duhet të nënshkruajë me Bashkimin Evropian një marrëveshje për kredi. Këto marrëveshje kanë karakter ndërkombëtar dhe duhet të ratifikohen në kuvend me dy të tretat e votave.
Në rastin e Kosovës, kjo mund të bëhet vetëm pas konstituimit të Parlamentit të ri.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në vitin 2023, synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Kjo pako kap vlerën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën 2024-2027. Nga kjo shumë, 2 miliardë euro ndahen në formë të granteve pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.
Shpërndarja e mjeteve bazohet në numrin e popullsisë dhe bruto produktin shoqëror.
Kosova nga kjo pako pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro./rtk
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...