Nga 1 Janari, Shqipëria do të marrë presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI).
Përmes një postimi, në platformën X, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, tha se Shqipëria po merr drejtimin e CEI, ku mbetet e përkushtuar për të çuar përpara synimet e CEI për bashkëpunim rajonal dhe integrimin në BE.
“Ndërsa Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e CEI në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Mirënjohje për Ministrin për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë, Nicu Popescu, për punën e jashtëzakonshme të Presidencës moldave të CEI në mbështetjen e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE’, u shpreh Hasani./Arbresh.info.
As Albania assumes the Central European Initiative presidency, we remain committed to advance #CEI‘s mission and goals in fostering regional cooperation, EU integration and sustainable development.
Kudos to FM @nicupopescu for Moldova’s #CEI Presidency outstanding work in… https://t.co/HE4juqVU3O
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 25, 2023
PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillim...
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier pas triu...
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...